Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë bastisur shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Geci.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe Policia e Kosovës.
Në përgjigjen e tyre thuhet se operacioni ka të bëjë me luftimin e krimit të organizuar dhe fajdeve.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër krimit të organizuar, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Prishtinës. Operacioni policor krysisht ka të bëjë me luftimin e veprave penale të krimit të organizuar, detyrimit-fajdes. Pas përfundimit të operacionit pilicor do të ju informojmë me detajet tjera”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Insajderin.