Djali i Sabit Gecit, Albani, ka arritur të arratiset pas dyshimeve për krim të organizuar dhe fajde.
Sot policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e Gecit dhe disa lokacione të tjera nën dyshimin për krim të organizuar dhe ka arrestuar pesë persona, por nuk ka arritur ta kapë të dyshuarin e gjashtë, Alban Gecin.
Lajmin e ka konfirmuar Sylë Hoxha, koordinator për media në Prokurorinë Speciale, raporton Koha Ditore.
Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës, pesë të arrestuarit janë:
B. lindur me 1968 m/sh/k
B. lindur me 1995 m/sh/k
S. lindur me 1988 m/sh/k
B. lindur me 1978 m/sh/k
G. lindur me 1981 m/sh/k