
Rrustem Mustafa, komandanti u UÇK-së në Zonën Operative të Llapit është ftuar nga Gjykata Speciale.
Ai nuk ka pranuar që të intervistohet për këtë dokumentar, por në njëpostim të tij ai ka thënë që “jam i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte”.
Vonë pas luftës, Gjykata Themelore e Prishtinës i kishte gjetur fajtorë dhe i kishte dënuar me burgim tre eprorët e lartë të UÇK-së: Latif Gashin, i njohur si “Lata”, udhëheqës i Shërbimit Informativ Ushtarak, Rrustem Mustafën, i njohur si Remi, dhe Nazif Mehmetin, ish-ushtrues detyre i komandantit të Policisë Ushtarake.
Gjykata Speciale e ka ftuar edhe Sami Lushtakun, që po ashtu si komandant iu UCK-së në ZOnën e Drenicës ishte gjykuar për krime lufte, por Gjykata e Apelit e kishte shpallur të pafajshëm për vrasje për çka gjykata Themelore e Mitrovicës e kishte dënuar me 12 vjet burg.
Vetëm pak ishin dërguar ftesat e para për intervistim të njerëzve të luftës në Kosovë, mediat raportuan se Zyra e Prokurorit të Specializuar po heton një rast të gjykuar më parë në Kosovë. Rasti në fjalë, ka pasur një gjykim të gjatë në Kosovë, të përcjellë me shumë bujë. Në të janë gjykuar një grup pjesëtarësh të UÇK-së, përfshirë në ish-komandantë lufte.
Rasti në fjalë, ka pasur një gjykim të gjatë në Kosovë, të përcjellë me shumë bujë. Në të janë gjykuar një grup pjesëtarësh të UÇK-së, përfshirë në ish-komandantë lufte.
Por, avokati Tahir Rrecaj thotë se nuk do të ketë rihapje të rasteve që kanë përfunduar me aktvendim të shkallës së prerë.
“Jo, nuk do të ketë rihapje të rasteve të përfunduara në formë të shkallës së prerë. Kjo gjykatë do të merret me kompetencë, por rastet që i përmendet, përshëmbull si rastin Kleqka, nuk mund t’i rihapë kjo Gjykatë, për shkak se i mbron parimi që është rast i gjykuar dhe që sërish nuk mund të rigjykohen. Kjo ka krijuar një frikë në opinion por edhe te disa persona që potencialisht mund të jenë të akuzuar nga Gjykata Speciale, që a ka mundësi që të ketë rihapje të rasteve që kanë përfunduar. Jo, është një absurditet nëse do të kishte rihapje dhe nga ana juridike kjo nuk mund të ndodhë”, ka thënë Rrecaj.
Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu:
InDoks | Drama SpecialeGjykata Speciale në Hagë ka nisur punë.Kë do ta marrë kjo gjykatë? Kë do ta dënoi ajo? Kush do ti shpëtoj edhe një herë drejtësisë ndërkombëtare, e kush do të përballet me të për të disfatën herë? Dhe pyetja një milionë dollarëshë: A do të gjykohet Hashim Thaçi në Hagë?InDoks me autor Visar Duriqi saktë një vit pas një tentativë të dështuar për ta zhbërë këtë Gjykat, do të transmetoj dokumentarin “Drama Special”, një histori përtej rrëfimit se çka ndodhi atë natë. Është një dokumentar për atë se çka do të ndodh tash me Dhomat e Specializuara të gjyqësorit kosovar të zhvendosura në Hagë. Ende mbesin shumë të panjohura, por një gjë mbetet e sigurt: Kur të nisin gjykimet e para, kjo gjykatë do të jetë një dramë speciale.
Posted by Insajderi on Sunday, 23 December 2018