“Pazare të mirëfillta” po i cilëson Fisnik Ismaili, kushtet që PSD-ja ia ka paraqitur pushtetit për ta votuar buxhetin.
Ismaili ka shpërndarë në facebook statusin e shefit të tij, Dardan Sejdiut ku i ka paraqitur kushtet për ta votuar buxhetin.
“Qe ku dallon “pazari” jonë, që quhet politikë e mirëfilltë për mirëqenien e secilit, me pazaret ordinere të të tjerëve, që bëhen për interesa vetanake, e spjegueme mrekullueshëm nga Dardan Sejdiu”, ka shkruar Ismaili.
Ky është reagimi i tretë i zyrtarit të PSD’së brenda 24 orëve pas publikimit të skandalit me mesazhet e kësaj partie për pazare e borxhe me Qeverinë.
Aty, Krasniqi paralajmëronte largim nga politike, por më vonë, tha se kishte folur për një person të tretë derisa shprehu se ishte i kënaqur me PSD’në.
Reagimi i Krasniqit erdhi pasi ofertës sëPDK’së e AAK’së,të cilat ia ofruan Shpend Ahmetit katër Ministritë e AKR’së. /Insajderi.com