Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi në një postim në facebook ka publikuar videon e një mbledhje të vitit 2016, ku pretendon se Albin Kurti i heq vijat e kuqe për PDK-në.
Krasniqi gjithashtu ka “këcënuar” se nëse VV-ja vazhdon me deklarime kundër PSD-së, atëherë do të publikojnë edhe video tjera.
“Merruni me veten sepse askush nuk është duke ju kuptu qysh mundet një subjekt “kaq serioz” me u marrë 90% të kohës me një subjekt “të vogël” e “joserioz”. I keni lodhë qytetarët tu shpifë, tu akuzu, tu qitë fall e tu vajtu. Ndaluni ma e mos na detyroni me ua shpërfaqë fytyrën e vërtetë. Mos te banalizojmë çdo debat, sepse nëse vazhdoni kështu, duhet t’i publikojmë të gjitha faktet e mbledhjeve që kanë të bëjnë me ndarjen tone”, ka shkruar Krasniqi.
“Ne gjithmonë kemi pasur vija të kuqe ndaj PDK-së. Do të kemi edhe më tutje, dhe koha do ta dëshmojë këtë. Albin Kurti as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë. Veç mos i ardhtë rasti se keni me u çuditë qysh ka me u arsyetu që “PDK tash ka ndryshuar, nuk është e njëjta, etj.”, ashtu siç përpiqet me arsyetu në këtë video”, ka thënë ai. /Insajderi.com
Frashër Krasniqi publikon videon ku pretendon se Albin Kurti i hoqi vijat e kuqe për PDK-në