
Gazmend Abrashi, biznesmeni dhe këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, është shfaqur në një video duke festuar në një aheng të kompanisë së tij të biznesit teksa pranë tij po konsumonin duhan pjesëmarrësit e ngjarjes.
Madje në fund të videos, të cilin e ka publikuar vet Abrashi në rrjetin social Facebook, shihet Abrashi teksa merr një cigare në duar.
Por, këshilltari i kryeministrit Haradinaj nuk reagoi ndaj thyerjes së Ligjit për Duhanin nga pjesëmarrësit e kësaj ngjarje. Abrashi dhe të tjerët festonin teksa në prani të tyre thyhej Ligji për Duhanin.
Ligjit për Duhanin thotë se ndalohet pirja e duhanit në: “1.1. hapësirë publike; 1.2. hapësirë të punës; 1.3. mjetet e transportit publik; dhe 1.4. hapësirat e hapura”. /Insajderi.com
Shyhret , u knaqem ?
Posted by Gazmend A. Abrashi on Saturday, 22 December 2018