Kur kanë mbetur më pak se një javë deri në ndrrimin e motove, tek sonte janë ndezur dritat në kryeqytet për festat e fundvitit.
Por pavarësisht kësaj, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se sivjet në sheshet e Prishtinës po mbledhen shumë njerëz.
Në facebook ai ka bërë të ditur se të gjitha dritat janë ndezur, transmeton Insajderi.
“Bredhat në tri sheshe dhe dritat e ndryshme janë ndezur në krejt qytetin. Tregu i fundvitit edhe sivjet po mbledh shumë njerëz në atmosferën e festave të fundvitit”, ka shkruar Ahmeti.
Më poshtë, shikoni pamjet nga kryeqyteti. /Insajderi.com