Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka ironizuar me kolegun e tij deputet nga Partia Socialdemokrate, Frashër Krasniqin, duke e krahasuar atë me Edëard Scissorhands, personazhin e filmit me të njëjtin emër të cilin e luan aktori Johnny Depp.
Aliu, përmes një fotografie të Edëard Scissorhands të publikuar në Facebook, ka shkruar: “Frashër Scissorhands”, duke aluduar në deputetin e PSD-së, Frahër Krasniqi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Krasniqit, i cili sërish ka kërcënuar me publikimin e ‘videove të mbledhjeve’.
“Liburn Aliu, mirë që s’keni ma argumente e po merreni me karikatura :). Këtu ju prita. A ki me thënë najsen për videon? Silluni e pshtilluni, si Albini në atë video. Qitni fall, si Albini sot ma herët. Vajtoni si Isa Mustafa. Ne po ecim përpara. P.S. Nëse doni, i hapim krejt videot e mbledhjeve, ama mos thuni “naluni” masnej’, shkruan Krasniqi në Facebook.
Të shtunën, Kosovapress, publikoi disa mesazhe të njeriut më të fortë të PSD’së, Dardan Molliqaj, i cili fliste me zyrtarët e Qeverisë për pazaret dhe borxhet pas votimit të buxhetit.
Madje, në këtë komunikim ishte përfshirë edhe Shpend Ahmeti, i cili kishte thënë se zyrtarët e PSD’së duhet të flasin sikur Kadri Veseli kur argumentojnë se pse duhet të votohet buxheti i Shtetit.
Shpend Ahmeti, Kryetar i Prishtinës dhe i PSD’së, po vazhdon të heshtë. Nuk e ka thënë asnjë fjalë. Njësoj sikurse Ahmeti edhe një televizion kabllor s’ka pasur asnjë lajm të shtunën për skandalin e mesazheve komprometuese të PSD’së me Qeverinë.PSD sipas sondazheve të fundit ka fuqi elektorale diku te 2 për qindëshi. Zyrtarët e LDK’së dhe VV’së kanë thënë se shkuarja e Shpend Ahmetit te Kadri Veseli e Ramush Haradinaj ka ndodhur për shkak se PSD i është frikësuar zgjedhjeve dhe humbjeve të tjera. /Insajderi.com