Përçarjet që së fundi po dalin në pah ndërmjet PSD-së dhe Vetëvendosjes, kulmuan sot me publikimin e një videoje të plotë nga Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së në vitin 2016.
Një gjë të tillë e bëri tash deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi pas debateve të shumta me anëtarët e VV-së, që dikur ishin së bashku.
Në vitin 2016 kur Vetëvendosje ishte e bashkuar me AAK-në dhe Nismën, kishin zgjedhur protestat si mjet për të kundërshtuar Demarkacionin dhe Asociacionin.
Një protest nga këto tri parti ishte mbajtur pikërisht në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, shkruan Gazeta Insajderi.
Protestën e 17 shkurtit që përfundoi e qetë, Albin Kurti në Mbledhjen e Këshillit të VV-së e cilësoi si karneval.
Madje thotë se nuk ishte as masive.
“Me datë 17 shkurt ka ndodhur një zhvendosje prej protestës kah karnevali, me këtë lloj kahje ku ambasadat e huaja e thojnë ndonjë fjalë se e vlerësojmë protestën si të qetë, por jo për masivitet dhe në ndërkohë nuk e kritikon qeverinë për deklaratat e dhëna. Kishte njëfarë zhvendosje prej protestës kah karnevali”, deklaroi fillimisht lideri i VV-së.
Disa ditë më vonë, AAK-ja dhe Nisma, pa Vetëvendosjen zgjodhën 14 majin si datë për të protestuar.
E pak ditë para se kjo të mbahej, Albin Kurti e cilësonte këtë protest si funeral. E paralajmëronte se VV-ja do të obligohej të thërriste protesta tjera.
“Dhe nëse mbahet kjo protesta e 14 majit po druaj se do të ndodhë kjo zhvendosja prej karnevalit kah funeral. Pra njëfarë lloj funerali që organizohet protestës si mjet. E mandej pas asaj do të na duhet të thërrasim protesta vetë”, deklaronte Albin Kurti.
“Nuk po e kom gajle çka po i ndodhë AAK-së apo Nismës. Kam hall çka po i ndodhë protestës si të tillë”, thoshte ai.
Deklaratën e Albin Kurtit ku flet për këto protesta mund ta shikoni në videon më poshtë, pas minutës së 8-të. /Insajderi.com
VIDEO E PLOTË KU ALBIN KURTI REFUZON VIJAT E KUQE NDAJ PDKUnë mbrëmë e postova vetëm një pjesë të videos ku Albin Kurti refuzon të vendosë vija të kuqe për PDK, dhe këtë e bëra ngase videoja e plotë ishte 26 min. dhe nuk deshta me i lodhë njerëzit me diskutime që nuk janë relevante në raport me temën.VV në mungesë të çfarëdo argumenti valid që kundërshton përmbajtjen e fjalës së Albinit, më akuzoi për montazhë. QE KU E KENI VIDEON E PLOTË PRA, KU ALBIN KURTI:- Refuzon me marrë vendim për vija të kuqe ndaj PDK-së, dhe gjatë gjithë fjalës sillet e pështillet për të justifikuar veten, dhe thotë qartë “Unë nuk muj me thanë qitash, qishtu po ia bojmë ose qashtu po ia bojmë…”- Ai thotë se vendimin duhet ta marrim vetëm pas një studimi shkencor! D.m.th. po u dashka studim shkencor për me e kuptu a bën me hy në koalicion me PDK apo jo???- Gjatë gjithë fjalimit të tij i trajton LDK dhe PDK si me qenë njësoj. Pra nuk bën fare dallim në mes këtyre dy subjekteve. – I quan “karneval” dhe “funeral” protestat e qeta dhe paqësore (të 17 shkurtit 2016, dhe protestën e majit 2016), që kanë qenë saktësisht të njëjta me këtë protestën e fundit që e bëri VV këtë vit.- Tregon se si “ka kaluar koha e protestave që i thërret vetëm një subjekt” – por të njëjtën gjë e bëri këtë vit, kur e vetme organizoi protestë.- Albin Kurti flet se si është shumë i kënaqur me bashkëpunimin me AAK dhe NISMA-n, dhe shumë i pakënaqur që ky bashkëpunim s’po mund të vazhdojë më tutje.- Tregon se si ka botëkuptim ndryshe për këto subjekte, dhe se si “PDK dhe LDK, nuk janë të pandryshueshme dhe janë fluide”.- Albin Kurti aludon që kur ne ta rrëzojmë qeverinë, PDK dhe LDK ndryshojnë dhe bëhen më të mira.- Albin Kurti thotë se nuk është i sigurt që pas një viti PDK dhe LDK nuk ndryshojnë. Ai thotë se ne mund të marrim vendim sot për vija të kuqe, por do të jetë shumë më ndryshe pas një viti. “Unë mendoj që kjo punë është shumë më fluide, nuk është lehtë me ia qellu”.- Ai kërkon të abstenojë nga ky vendim. Ai thotë se veprimet tona mund t’i transformojnë PDK dhe LDK.
Posted by Frashër Krasniqi on Monday, 24 December 2018