Glauk Konjufca i beson LDK-së për Lutfi Hazirin – tregon skemën për faljen e tokës

Glauk Konjufca i beson LDK-së për Lutfi Hazirin – tregon skemën për faljen e tokës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka shprehur besim të plotë lidhur me pozicionimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kundër mbështetjes së Lutfi Hazirit ndaj mbështetjes për idenë e presidentit për korrigjim të kufijve të Kosovës.

Ai ka thënë se LDK është deklaruar kundër deklarimeve të Lutfi Hazirit duke lëshuar komunikatë. Ai thotë se i beson komunikatës së LDK-së.

“Për mendimin tim, Lutfi Haziri nuk është asgjë ma shumë sa që LDK ka nxjerr komunikatë dhe ka thënë se këto janë mendime personale të zotëri Hazirit”, ka deklaruar ai në Debat Plus në Dukagjini.

Më tej Konjufca ka thënë se ideja e Hazirit do të funksiononte vetëm nëse ai do të bëhej i pari i LDK-së dhe të emërohej kryeministër.

“Atë person që LDK i ka lëshuar komunikatë, duhet me u bë kryetar i LDK-së, duhet me u bë kryeministër dhe me i fitua 80 vota në Kuvend të Kosovës për me e mbështet Hashim Thaçin me e falë do tokë, e që është opsioni më i keq që unë nuk i besojë”, ka deklaruar Konjufca.