
Bashkëkryesuesi i ekipit negociator Fatmir Limaj, mungoi sot në takimin e thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, për t’u koordinuar për dialogun Kosovë-Serbi.
Për mungesën e tij ka folur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli pas takimit.
Ai tha se Kryetari i Nisma për Kosovë, Fatmir Limaj, ka lajmëruar nga dje që është në një takim “përndryshe është me ne”.
“Ka qenë me një angazhim z.Limaj dhe për këtë nuk ka arritur të jetë pjesëmarrës”, ka deklaruar Veseli. /Insajderi.com