Thaçi: Ekipi negociator me 8 janar në Bruksel, unë në Brezovicë në skijim

Thaçi: Ekipi negociator me 8 janar në Bruksel, unë në Brezovicë në skijim

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në konferencën për media ka folur rreth ekipit negociator, që do të udhëhiqet nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Në pyetjet se kur pritet të ndodh takimi i pari me palën serbe për temën e dialogut me Serbinë, Thaçi pati një përgjigje interesante.

Thaçi ka thënë se është pajtuar me ekipin negociator që me 8 janar ata të jenë në Bruskel ndërsa ai për skijim në Brezovicë.

“Ekipi negociator është pajtu me propozimin tim në Bruksel që me 8 janar ata të jenë në Bruksel unë në skijim në Brezovicë”, tha ai.