Përditësimi që shokoi përdoruesit e Instagram-it ka qenë një gabim i kompanisë

Përditësimi që shokoi përdoruesit e Instagram-it ka qenë një gabim i kompanisë

Një përditësim i madh që ndryshoi krejtësisht mënyrën se si funksionon Instagram bëri namin ndër përdoruesit e këtij rrjeti social ditën e sotme.

Kompania ndryshoi mënyrën e shfaqjes së Feed-it, nga poshtë-lart navigimi shkoi anash duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si Feed-i ka punuar që kur Instagram u shfaq në fillim.

Ky përditësim trembi dhe nuk u pëlqeu aspak përdoruesve  të shumtë  të cilët sugjeruan rikthimin e mëparshëm të Feed-it.

Por shumë shpejt pas këtij ndryshimi Feed-i u kthye në normalitet dhe sipas një shpjegimi të kompanisë e gjitha ndodhi aksidentalisht.

“Na vjen keq për këtë, kjo duhej të ishte një provë shumë e vogël, por shkuam më gjerë sesa menduam” – shpjegoi në Twitter drejtuesi i Instagram Adam Mosseri, së bashku me një emoji të pahijshëm.

Ai tha se ndryshimi do të rikthehet përsëri dhe nëse ende po shfaqet shkarkojeni dhe njëherë nga fillimi aplikacionin Instagram.