Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se taksa e vendosur për produktet nga Serbia dhe Bosnja, ka qenë vendim i një shteti të pavarur dhe sovran siç është Kosova" />

Veseli për taksën: Jemi shtet i pavarur e sovran dhe nuk bëjmë asgjë për inat

Veseli për taksën: Jemi shtet i pavarur e sovran dhe nuk bëjmë asgjë për inat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se taksa e vendosur për produktet nga Serbia dhe Bosnja, ka qenë vendim i një shteti të pavarur dhe sovran siç është Kosova.

Gjatë intervistës në Telegrafi, Veseli ka treguar edhe se çfarë i kishte thënë kryeministrit Ramush Haradinaj rreth vendimit për rritjen e taksës 100%.

Ai ka theksuar se e kanë qenë të vetëdijshëm që do të ketë reagime dhe involvime pas këtij vendimi.

“Jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe nuk bëjmë asgjë për inat. Serbia duhet ta ndalë lojën e agresiviteti ndaj nesh, përndryshe do ta dëgjoj çdo ditë shtetin e Kosovës”, tha Veseli.

Veseli theksoi se ajo çfarë duan me Serbinë është paqe dhe normalizim të marrëdhënieve.