Policia ende qëndron në vendin e vrasjes në Istog

Policia ende qëndron në vendin e vrasjes në Istog

Edhe më shumë se 20 orë pas ngjarjes që tronditi Istogun dje pasdite, vendi i ngjarjes vazhdon të mbahet nën kontroll të Policisë dhe ekipeve hetuese.

Gazetarja e Kallxo.com nga vendi i ngjarjes sjell fotografi ku shihen vetura dhe zyrtarë policorë që po vazhdojnë të qëndrojnë në vendin ku ka ndodhur vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Izet Demaj, dhe grabitësit të bankës, Kamer Metaj.