Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj fundjave në vend temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 9-11 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e diele vende-vende do të shoqërohen me riga shiu.
Java e ardhshme, kryesisht tri ditët e para të javës do të ketë kushte tjera meteorologjike: shi, erë dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale.