Pacolli: Nuk do të garojë për Prishtinën me PDK-në

Pacolli: Nuk do të garojë për Prishtinën me PDK-në

Kadri Veseli e ka kritikuar punën e kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, në konferencën e sotme për media, por kur u pyet për raportimet se Behgjet Pacolli do jetë kandidat i përbashkët i PDK-së dhe ARK-së, për të parin e Prishtinës, refuzoi të flas.

Tha se partia e tij,  ende nuk ka ndonjë emër të kandidatit që do të garoj për kryetar të Prishtinës.

“PDK do ta ketë një kandidat të denjë për kryetar të Prishtinës, pasi nuk e meriton një qasje të tillë kryeqendra siç e ka pasur deri tani”.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të AKR-së Behgjet Pacolli i përfolur si kandidat për Prishtinën, i cili e ka quajtur gënjeshtër të kulluar këtë informatë.

“Kurrë në jetë nuk është diskutuar ky opsion. Kjo është gënjeshtër e kulluar, e ndërtuar prej njerëzve qëllim këqij dhe prej gazetarëve jo profesionist. Më këto lajmë ata po duan të dëmtojnë jo vetëm AKR-në, por edhe personalitetin tim”, ka thënë Pacolli.

“AKR do te garojë vetë në zgjedhjet qendrore e komunale dhe asnjëherë nuk do tē bëjë pazare politike në dëme të qytetarëve të Kosovës”. /Insajderi.com