Një femër ka ndërruar jetë si pasojën e aksidentit që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Podujevë më saktësisht në fshatin Penuhë.
Veç saj, edhe shtatë persona tjerë kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.
Mjeku i QKUK-së, Avdush Bajgora ka thënë për Gazetën Insajderi se që të gjitha janë në gjendje shumë të rëndë.
“Gjendja e tyre është e rëndë. Kanë shumë lëndime, dhe pritet që të dërgohen në mjekimin intensive”, tha Bajgora për Insajderin.
Kurse zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka treguar për Gazetën Insajderi se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tetë persona.
“Rreth orës 14:00 e kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Penuhë të Podujevës, ku kane qenë të përfshira tri automjete. Në këtë aksident lëndime trupore kane pësuar 8 persona. Njeri nga te lënduarit (femër) nuk ka arrite te përballoj plagët e shkaktuara dhe e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. /Insajderi.com