Vigjilja e Vitit të Ri është koha për të festuar me familjen dhe miqtë, koha kur njerëzit bëhen bashkë për të festuar atë që presin dhe urojnë t’" />

Traditat e Vitit të Ri: 10 gjërat që do t’ju sjellin fat më 2019

Traditat e Vitit të Ri: 10 gjërat që do t’ju sjellin fat më 2019

Vigjilja e Vitit të Ri është koha për të festuar me familjen dhe miqtë, koha kur njerëzit bëhen bashkë për të festuar atë që presin dhe urojnë t’u sjellë e ardhmja.

Shumë njerëz ndjekin tradita dhe besime të ndryshme që mendojnë se sjellin fat të mbarë për vitin e ardhshëm. Disa prej tyre, thuhet se janë ndjekur saktësisht nga përdoruesit dhe u kanë sjellë fat atyre. Më poshtë janë disa nga më të njohurat e atyre që duhet të bësh për të pasur fat në vitin 2019.

1. Ha 12 kokrra rrush në mesnatë, një kokërr për çdo muaj të vitit duke shprehur një dëshirë të veçantë për fat të mirë.

2. Të gjitha dritaret dhe dyert duhet të lihen hapur. Kjo gjë bën që të dalin jashtë eksperiencat e vitit të vjetër, të gjitha gjërat negative dhe pas kësaj do të kesh një fillim të ri duke shkuar drejt Vitit të Ri.

3. Mbaj gjithmonë para në xhep kur Viti i Ri troket, simbolizon një fillim të ri me mirëqenie.

4. Ec rreth e rrotull shtëpisë me një valixhe të hapur. Kjo gjë do të të sjellë fat, nëse je njeri që të pëlqejnë udhëtimet.

5. Mos harro të veshësh ngjyra: të brendshme të kuqe për dashuri, të gjelbra për të pasur më shumë para dhe të verdha për më shumë profesionalizëm dhe rritje në karrierë në Vitin e Ri.

6. Merr një fshesë dhe fshi derën e jashtme në mesnatë. Kjo do të largojë të gjitha gjërat negative nga jeta jote.

7. Puth në mesnatë. Kjo është simbol që dashuria dhe afërsia që ke për njerëzit e dashur të zgjasë gjatë gjithë vitit dhe të të sjellë fat në marrëdhënie.

8. Ha fasule të zeza dhe thjerrëza për të pasur më shumë fat në jetë, sepse ato duken si monedha kur gatuhen.

9. Fli me një patkua kali nën jastëk në prag të Vitit të Ri për të pasur fat gjatë gjithë vitit.

10. Mishi i derrit është po ashtu një shenjë e fatit të mirë, sepse derri nuk ecën kurrë mbrapsht, vetëm përpara, dhe pa dyshim, ky është drejtimi që duhet të zgjedhësh për Vitin e Ri.

Lexo më shumë në: https://m.gazetaexpress.com/lajme/traditat-e-vitit-te-ri-10-gjerat-qe-do-t-ju-sjellin-fat-me-2019-611209/?fbclid=IwAR0a0IIRHgxzYxMPwGJLSVz4JHU_1gmZt_yhMZ95M32Zl5m1ZSm2-lv7qQ8?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright