Taksa e vendosur 100% nga Kosova, është temë për të cilën “topi nuk është në oborrin tonë”. Kështu ka thënë ministri serb për Tregti, Rasim Lajiq duke aluduar se këtë taksë mund ta tërheqë vetëm Kosova.
Në një intervistë për TV Pink ai ka thënë se puna e vetëm që mund ta bëjë Beogradi, është të bëjë presion te institucionet e BE-së.
“Sa për taksën, topi nuk është në oborrin e shtëpisë sonë, dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë më tepër veç presionit të vazhdueshëm, pasi topi në të vërtetë është në oborrin e Uashingtonit, të BE-së dhe në përgjethsi komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë”, ka thënë Lajiç, transmeton Gazeta Inasjderi.l
Ai tutje ka vlerësuar se dialogu ndërmjet dy shteteve mund të vazhdojë vetëm pasi kjo taksë të tërhiqet.
Lajiç thotë se me vendimin për taksën, është ndaluar tregtia mes “Serbisë qendrore dhe Kosovës”.
“Çështja e Kosovës është tepër komplekse që të presim se do të zgjidhet në vitin 2019, e sidomos në muajin maj kur ka zgjedhje në Parlamentin Evropian. Ne kemi një administratë të Brukselit, që nuk besoj se do të ketë anagzhim serioz. Pozicionet e dy vendeve janë larg”, deklaroi Ministri i Tregtisë në Serbi.
Sa i përket taksës ai ka bërë të ditur se shteti serb ka humbur 34.6 milionë denarë, nga taksa e cila është vendosur për më shumë se një muaj.
“Pasoja e parë është reduktimi i mallrave të Serbisë. Nga 21 nëntori e deri 20 dhjetor, shitja e mallrave ishte 34.6 milionë denarë me ulët se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, deklaroi ai.
“Pasoja e dytë është vështirësia e furnizimit të serbëve në Kosovë. Detyrimi ynë është që këtyre njerëzve tu dërgojmë mallra dhe produkteve. Dhe pasoja e tretë ka të bëjë me biznesmenët në Kosovë”, përfundoi Rasim Lajiq.
Ndryshe taksa që është vendosur më 21 nëntor nga Qeveria e Kosovës, vazhdon të mbetet në fuqi.
Kryeministri Haradinaj disa herë ka thënë se ky vendim nuk tërhiqet pa e njohur Serbia shtetin e Kosovës. /Insajderi.com