Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka ofruar 82 mijë euro shpërblim për ata që ofrojnë informacion për vrasjen e doganierit të EULEX-it Audrius Senavicius.
Kjo u bë e ditur nga zyrtarët e BE-së dhe EULEX-it gjatë një konferencë për media në zyrën e bashkimit evropian në veri të Mitrovicës, pikërisht në ditën kur bëhen tri vite qëkur Senavicius u vra duke shkuar në punë (19 shtator 2013), njofton Klan Kosova.
Zëvendës Shefi i Misionit EULEX, Bernd Thran, Ushtruesi i detyrës së Shefit të Policisë Ekzekutive Jean Michel Cede, Prokurori i EULEX-it Damare Theriot dhe Komandanti Rajonal i PK-së në veri, Nenad Djuric, kanë kërkuar bashkëpunim nga qytetarët se kushdo që ka informacion për vrasjen e tij, të paraqiten në Zyrën e BE-së ose t’i drejtohen EULEX-it, duke premtuar se të gjitha informacionet do të jenë konfidenciale.