Bedri Sadiku, gazetar i Gazetës "Rilindja"

Rrëfimi i gazetarit Bedri Sadiku: Nata kur u dëbuam nga Maqedonia

Rrëfimi i gazetarit Bedri Sadiku: Nata kur u dëbuam nga Maqedonia

Sonte, në ora 2 e 3 çerekë pas mesnate, mbushen 24 vjet nga nata e furtunës policore maqedone, të udhëhequr nga Fërçkovski, Cërvenkovski, Andovi e Gligorovi, kur vetëm një javë pas themelimit të UNIVERSITETIT TË TETOVËS e nisën një fushatë të egër policore kundër KOSOVËS dhe me atë rast na arrestuan edhe ne, korrespondentëve të përhershëm të gazetës RILINDJA, bashkë me deputetët dhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas Kushtetutës së Kaçanikut dhe pas tre ditësh në arrest, na deportuan jashtë Maqedonisë.

Para se të më deportonin, Shefi i ekipit të inspektorëve policorë, që më merrnin në pyetje, tha ne përfunduam muhabetin me ty, vendimin e marrin ata që janë shumë më lart se na. Por po më intereson ta di se çfarë mendon se do të vendosin ata, më pyeti ai.
Thash se janë dy variante, e para – për krejtë këtë shqetësim do të më kërkoni falje dhe e dyta, do të më lergoni nga Maqedonia.
Tha se më së shumti do të jetë ndodhë e dyta.
Mundet, thash, por do të humbasë shumë Maqedonia, se Kosova po fiton, ne po fitojmë dhe Kosova po bëhet Shtet dhe pastaj unë do të kthehem në Shkup e do t’ua qeras një darkë Ty dhe ekipit tënd në DALMETFU.
Qeshi nën buzë e me përbuzje, mbylli derën dhe shkoi. Pas rreth tetë orësh erdhën policët me uniformë, më lidhën, më hypën në xhip dhe më larguan jo vetëm vetëm nga Kumanova e Shkupi, por edhe edhe nga Maqedoni, me ndalesa e të moshyrjes për 5 vjet.
Dy vjet më vonë, pas forcimit të pozioneve ndërkombëtare të Kosovës, pasi e shtroi edhe këtë çështjen time, TË KTHIMIT NË SHKUP TË BEDRI SADIKUT – KORRESPONDENTIT TË PËRHERSHËM TË GAZETËS RILINDJA, pushtetarët maqedon, natyrisht se edhe me ndikim të Abdurrahman Halitit, kryetar i PPD – së në pushtet bashkë me LSDM të Cërvenkovskit, mu hoq ndalesa dhe u riktheva në Shkup.
Erdhi dhe 1997 – ta, nisi forcimi i rradhëve të UÇK, forcimi i mbështetjes ndërkombëtare të Kosovës, sidomos nga SHBA dhe BRITANIA e Madhe, Gjermania, Franca etj dhe më 9 Qershor të 1999 – ës në Haxhitepe të Kumanovës, kapitulloi Serbia në Kosovë.
Dhe Kosova u çlirua nga pushteti serb, pastaj më 17 Shkurt 2008 shpalli Pavarësinë dhe tashmë nga 14 Dhjetori 2018, Shteti i Kosovës ka dhe USHTRINË e Kosovës.
Dhe unë i kam të gjitha, kam shnet, fëmijët dhe nipat e mbesat në Shkup e Prishtinë, por ende nuk mu dha rasti ta mbajë fjalën e dhënë për atë Darkën, se Shteti i Kosovës tashmë ka jo vetëm Mediat, Institucionet civile, Policinë, por edhe USHTRINË E KOSOVËS.

Ky rrëfim është publikuar në Facebook-un e tij më 23 dhjetor.