Përfundon seanca kundër nëntë deputetëve të opozitës

Përfundon seanca kundër nëntë deputetëve të opozitës

Ka përfunduar seanca dëgjimore për nëntë deputetët e opozitës. Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Vehbi Kashtanjeva pritet të vendos për masën e sigurisë pas dëgjimit të propozimit të prokurorit Ilaz Beqiri për paraburgim për të gjithë deputetët dhe kundërshtimin e mbrojtjes dhe të pandehurve.

Vendimin pritet ta marrë pas pak orësh.

Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi, Shqipe Pantina, Fisnik Ismaili, Enver Hoti, Teuta Haxhiu, Mytaher Haskuka dhe Rexhep Selimi u arrestuan të premten nga Policia e Kosovës pasi dyshohen për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (Gaz lotsjellës) dhe “Pengim i personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

Ata u arrestuan gjatë seancës së parë të mbajtur për këtë vit të Kuvendit të Kosovës, ku disa herë u hodh gaz lotsjellës.