Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht bashkëkryesuesi i ekipet të dialogut shtetëror, Fatmir Limaj ka treguar se ka sens humori duke u tallur me zv/kryeministrin tjetër, Dardan Gashi.
Shkak ka qenë hyrja e Gashit në qeveri pa garuar fare në zgjedhje. Ai tashmë mban postin e zv/kryeministrit, Ministrit të Diasporës dhe anëtarit të ekipit të dialogut.
Përveç këtyre posteve Limaj është tallur duke thënë se përfaqëson edhe deputeten e LDK-së, Teuta Rugova.
I pyetur lidhur me deklaratat e opozitës se anëtarët e ekipit negociator nuk kanë legjitimitet, Limaj në Rubikon të KTV-së ka thënë se të gjithë anëtarët e ekipit përfaqësojnë votat e deputetëve.
“As unë e as kryeministri nuk jemi me pesë vota, unë përfaqësoj koalicionin qeverisës. Edhe Dardan Gashi e përfaqëson dikë… e përfaqëson znj. Rugova”, ka thënë ai./Insajderi.com