
E përditshmja greke ‘Protothema’ njofton se Bako sapo ishte transferuar në burgun e Kardhialos.
Një shqiptar është vrarë në një nga burgjet e Greqisë. Sipas mediave fqinje, shqiptari që ka humbur jetën është Albert Bako.
E përditshmja greke ‘Protothema’ njofton se Bako sapo ishte transferuar në burgun e Kardhialos, ndërsa pas vrasjes së tij dyshohet se qëndron një bandë rivale, e cila kishte mësuar transferimin nga burgu Chania, transmeton “Ballkan Web”.
Shqiptari ishte në burg pasi në Nëntor të 2014-s, hapi zjarr në një lokal në Pire të Greqisë, veprim ky që la 14 persona të plagosur.