Kapen një sasi armësh jugosllave dhe kineze në Klinë

Kapen një sasi armësh jugosllave dhe kineze në Klinë

Policia e Kosovës gjatë një bastisje në Shtupel të Klinës ka gjetur dhe konfiskuar disa pushkë automatike, revole dhe fishekë, ndërkohë që është arrestuar një person.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:40, përderisa patrulla e Policisë së Kosovës ishte duke zhvilluar një plan operativ, ka pranuar një informacion se një person në një lokal posedon armë.

Gjatë kontrollimit është gjetur arma-pistoletë e tipit ‘Zastava 7.65mm’, prodhim jugosllav, 1- karikator dhe 6 copë fishekë të njëjtit kalibër.