Para largimit nga zyret e AKK-së, Hasan Preteni bënë llorgaritë e punës 10-vjeçare.

Preteni pretendon se për 10 vjet e luftoi korrupsionin në vend

Preteni pretendon se për 10 vjet e luftoi korrupsionin në vend

Drejtori në largim i Agjencisë Kundër Korrupsionit Hasan Preteni përmes një konference për media ka paraqitur llogarite e punës së tij në krye të këtij institucioni përgjatë 10 vjetëve.

Edhe pse në raportet ndërkombëtare Kosova zakonisht është përmendur si vend në të cilin është rritë niveli i korrupsionit, Preteni thotë se në krye të tij, ka arritur ta parandalojnë atë.

Sipas Pretenit institucioni që ai e ka drejtuar ka ushtruar kallëzime penale për 1 mijë e 500 zyrtarë ndërkohë që në rreth 50 raste nuk kanë mundur t’i identifikojmë numrin e zyrtarëve të dyshimtë të përfshirë në aktivitete korruptive.

Preteni tha se AKK ka arrit të parandaloi mbi 100 milionë euro keqpërdorime  në fushën e prokurimit publik, duke i trajtuar më shumë se 400 tendere.

“Shumica prej inflamacioneve janë siguruar në rrugë zyrtare, ndërsa vlera e tenderëve të stopuar e kalon shifrën e 108 milionëve. Dhe 70 raste i kemi monitoruar aktivitetet tenderuese, kurse në fazën e vlerësimit kemi qenë të pranishëm për t’ju shmangur ose për të rritur përgjegjësinë”, tha Preteni.

Për parandalimin e korrupsionit ai ka përmendur sistemimin e 28 mijë e 320 formularë dhe përqindjen e kënaqshme të deklarimit të pasurisë, ndërsa për konflikt të interesit, thotë se në 796 raste është shmangur konflikti i  interesit nga 1 mijë e 246 rasteve të trajtuar nga agjencia

“Kurse, në 26 raste është kërkuar largimi i zyrtarëve nga puna”, ka përfunduar Preteni.

Pas dy ditësh në krye të Agjencisë Kundër Korrupsionit pritet të filloj punën Shaip Havolli. /Insajderi.com