Apostolova kërkon përfshirjen e opozitës në dialogun me Serbinë

Apostolova kërkon përfshirjen e opozitës në dialogun me Serbinë

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka pritur sot në takim njohës shefen e re të zyrës së Bashkimit Evropian njëherësh edhe përfaqësuese e posaçme e BE-së në Kosovë,  Nataliya Apostolova, me të cilën ndër të tjerash kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Apostolova ka thënë se pret që të gjitha marrëveshjet e arritura deir më tani të zbatohen në praktikë si dhe nevojën që edhe opozita të përfshihet në këtë proces, thuhet në një njoftim për media të dërguar pas takimit.

“Apostolova theksoi nevojën për të përfshirë opozitën në procesin e dialogut, si dhe për t’i njoftuar më mirë qytetarët e Kosovës për të mirat që po sjell Dialogu dhe ndikimet e tij për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve”, thuhet në komunikatë./Insajderi.com