“Stacioni i Autobusëve” me dy drejtora, plas sherri mes punëtorëve

Punëtorët e “Stacionit të Autobusëve” në kryeqytet të entjen u përleshen mes vete duke u sharë e akuzuar njëri tjetrin për keqpërdorim

“Stacioni i Autobusëve” me dy drejtora, plas sherri mes punëtorëve

Në zyrën e kyreshefit ekzekutiv disa punëtorë të kësaj ndërmarrjeje publike të Prishtinës u tubuan duke kërkuar informacion se kë e kanë kryeshef të ndërmarrjes, pasi janë dy persona që e ushtrojnë këtë pozitë publike, Ylber Citaku që është i shkarkuar nga bordi i drejtorëve të “Stacionit të Autobusëve” e që nuk e pranon shkarkimin dhe Nezir Rama, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje publike lokale i caktuar nga po ky bord.

E punëtorët janë të ndarë në dysh, njëra palë e përkrahë Ylber Citakun e tjetra Nezir Ramën./KlanK.