Gënjeshtra e madhe e kryetares së LSI-së, përdorë vajzen e vogël për qëllime politike

Gënjeshtra e madhe e kryetares së LSI-së, përdorë vajzen e vogël për qëllime politike

Presidenti Meta ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ndërkohë që bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në një tjetër studio televizive në të njëjtën kohë. Ajo ka deklaruar se vajza e tyre 13 vjecare është kërcënuar.

I pyetur Live,  lidhur me këtë deklaratë, Meta është shprehur se nuk e ka idenë për cfarë fliste Kryemadhi dhe se ajo ka koncepte të ndryshme lidhur me kërcënimet.

Kryemadhi ka deklaruar se ka marrë  kërcënime në rrjetet sociale dhe se për këtë arsye e ka dërguar vajzën jashtë vendit në një shkollë me konvikt.

Vajzën e vogël, e kam dërguar në shkollë jashtë me konvikt e izoluar, sepse nuk dua që ajo të rrezikojë, sepse duhet të garantoja jetën e vajzës. Unë jam kërcënuar në rrjetet sociale, e jo vetëm”, u shpreh ajo, duke shtuar se edhe pse ka kontaktuar me policinë nuk ka besim në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, e po mundohet t’i zgjidhë vetë këto çështje