AKP nënshkruan kontratë gjysmë milioni për studimin e fizibilitetit të Trepçës

AKP nënshkruan kontratë gjysmë milioni për studimin e fizibilitetit të Trepçës

 

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpallu kompaninë fituese për studimin e fizibilitetit të ndërmarrjes Trepça.

Ky institucion njofton se ka nënshkruar kontratë me kompaninë gjermane HPC në konzorcium me kompaninë Ernst & Young për ofrim të shërbimeve profesionale, me qëllim orientim strategjik për zhvillim të Trepçës.

Çmimi i kësaj kontrate arrinë vlerën e 598 mijë e 920 euro.

Sipas njoftimit të AKP-së ky studim do t`i paraprijë planit të riorganizimit të ndërmarrjes Trepça, ndërkohë që studimi ndahet në dy fusha.

“Në zhvillimin e mëtutjeshëm të Trepçës duke u mbështetur në gjendjen aktuale, zhvillimet e reja të tregut, të teknologjisë dhe përvojave të reja të modeleve biznesore për eksploatim të xeheve e deri në produkt final; si dhe do të ofroj rekomandime për qasje strategjike lidhur me zbatim të aktiviteteve të reja me vlerë të shtuar”, shkruan në komunikatën e AKP-së.

Me studimin e fizibilitetit, sipas AKP-së synohet të ofrohen rekomandime për revitalizim dhe transformim të Trepçës,  dhe ofrimi i të dhënat e nevojshme për investimet nga investitorët potencial. /Insajderi.com