Fushë Kosovë: Kërcënohet me armë një person në vendin e punës

Fushë Kosovë: Kërcënohet me armë një person në vendin e punës

Në rrugën ‘Hysri Talla’ në Fushë Kosovë është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull.

Sipas raportit të policisë viktima ishte duke punuar në rrugën e lartcekur në kuadër të një kompanie.

Policia njofton se te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.