Objekti i ri i komunës së Podujevës ende jofunksional – BE kreu punimet në maj të 2018-ës

Objekti i ri i komunës së Podujevës ende jofunksional – BE kreu punimet në maj të 2018-ës

Komuna e Podujevës po vazhdon të punoj në objektin e vjetër edhe pse i riu i ndërtuar nga fondet e BE-së, do duhej të funksionalizohej në 2016.

Pse ndodhen vonesat e tregojnë financuesit edhe përfituesit, njofton Klan Kosova.

Ani se nga zyrtarët e Bashkimit Europian, kanë thënë se objekti i është dorëzuar Komunës së Podujevës, në Maj të vitit të kaluar, ai objekt ende nuk është funksionalizuar.

Komuna arsyetohet se kjo nuk është bërë, për shkak se sipas tyre, në atë objekt është dashur që të ketë renovime, pasi që sic po thonë ata, “në disa pjesë të objektit nuk janë kryer punimet sic duhen”.