Vuçiq në fjalimin e tij në OKB: Serbia është shtyllë e stabilitetit në Ballkan

Në një fjalim adresuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai “është krenar për faktin se shteti i tij është duke mbajtur stabilitetin në Ballkan."

Vuçiq në fjalimin e tij në OKB: Serbia është shtyllë e stabilitetit në Ballkan

Vuçiq garantoi para Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara se Serbia do të vazhdojë të jetë ruajtës i paqes në rajon edhe për dekadat e ardhshme, shkruan B92, raporton Insajderi.

Kryeministri serb deklaroi se në disa vende të Ballkanit Perëndimor ka edhe më shumë urrejtje se në vitet e mëparshme, por ai tha se Serbia ka arritur të ruajë paqen dhe do të vazhdojë të bëjë kështu.

Ai tha se “Serbia është shtyllë e stabilitetit në Ballkan”. Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuçiq shprehu gatishmërinë e tij që të vazhdojnë bisedimet me shqiptarët e Kosovës.

Në të njëjtën kohë, kryeministri serb falënderoi të gjitha shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të cilën ai e quajti “të njëanshme dhe në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.” /Insajderi.com