Arrestohet i dyshuari në Prishtinë – i kishte ardhur një pako nga Gjermania me substancë narkotike

Arrestohet i dyshuari në Prishtinë – i kishte ardhur një pako nga Gjermania me substancë narkotike

Një person nga Prishtina është arrestuar gjatë ditës së djeshme pas një kontrolli në shtëpinë e tij nga Policia e Kosovës. I dyshuari kishte pranuar një pako-dërgesë nga Gjermania në të cilën kishte pasur substancë të dyshuar narkotiket ë llojit amfetaminë.

“Raportohet se me datën 07.06.2018 në adresë të personit të dyshuar mashkull K/Shqiptar, ka arrit një pako-dërgesë nga Gjermania në të cilën kishte pasur substancë të dyshuar narkotike të llojit amfetaminë, në peshë 185.89 gr”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lidhur me këtë arsyeje policia kishte bastisur shtëpinë e tij dhe i kishte konfiskuar një armë-revole me 16 fishekë të kalibrit 7.65 mm.

“Pas një pune operative zhvilluar nga policia dhe me vendimin  e gjyqtarit të procedurës paraprake me datë, 19.01.2019, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku është gjet dhe konfiskuar një armë-revole me 16 fishekë të kalibrit 7.65 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari arrestimit dhe intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, ka bërë të ditur policia. /Insajderi.com