Rrëzohen derisa ishin duke punuar në skele të një objekti në Ferizaj

Rrëzohen derisa ishin duke punuar në skele të një objekti në Ferizaj

Dy punëtorë janë rrëzua gjersa kanë qenë duke punuar në skele të një objekti afaristë. Ata kanë rrëshqit dhe rrëzuar.

Rasti ka ndodhur në fshatin Mirash të Komunës së Ferizaj gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:15, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Ferizajt, ndërsa në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse policore dhe inspektorati i punës.

Me vendimin e prokurori rasti ka mbetur nën hetime.

“Fsh. Mirash, Ferizaj 19.01.2019-15:15. Raportohet se dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë, gjersa kanë qenë duke punuar në skele të një objekti afaristë në ndërtim e sipër kanë rrëshqit dhe janë rrëzuar. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të  Ferizajt. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse policore, inspektori i punës. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Insajderi.com