Ministri i Mjedisit paralajmëron projekt për riciklimin e plastikës

Ministri i Mjedisit paralajmëron projekt për riciklimin e plastikës

Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi ka thënë se ndotja e mjedisit nga plastika është një ndër problemet më të mëdha që kemi në fushën e mjedisit.

Përmes një statusi në Facebook, Matoshi ka deklaruar se shishet e plastikës, qelqit dhe kanaçet së shpejti do të përfshihen në një sistem të kthimit të tyre.

“Ndotja e mjedisit nga plastika është një nder problemet më të mëdha që kemi në fushën e mjedisit. Shishet e plastikes, qelqit dhe kanaçet së shpejti do të përfshihen në një sistem të kthimit të tyre, në menyrë që të mbrohet mjedisi dhe të kemi ricklim të mbeturinave në vend”, ka thënë Matoshi.

“Projektin e krijimit të sistemit të kthimit të depozitave po e fillojmë këtë vit, me përkrahjen e GIZ-it dhe po kështu kërkojmë përkrahjen e të gjithëve, në mënyrë që ta bëjmë Kosovën të pastër dhe të dëshmojmë që ne e duam shtetin tonë të ndërtuar me shumë sakrifica”, ka thënë ai. /Insajderi.com