Heshtja e AQP-së për tenderin skandaloz 23 milionësh

Heshtja e AQP-së për tenderin skandaloz 23 milionësh

Edhe tri ditë pas publikimit të skandalit të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP), Qeveria e Kosovës dhe AQP-ja nuk kanë kthyer përgjigje për tenderin që sugjeronte blerjen e produkteve serbe, pavarësisht vendimit të qeverisë për rritjen e taksës për 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Siç raportoi Insajderi të premtën, Agjencia Qendrore e Prokurimit, përmes 23.5 milionë eurove të taksapaguesve kosovarë, shfuziqoi vendimin e qeverisë për taksën 100% ndaj prodhimeve serbe. Përmes një tenderi të hapur më 14 janar, AQP-ja kërkonte blerjen e produkteve si “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, “Argeta”.

Këtë veprim e ka bërë në kundërshtim me nenin 28 të Ligjit të Prokurimit Publik, pasi që vendosja e markave të prodhueseve është e ndaluar. Është thirrur në në kushte të jashtëzakonshme për t’i përshkruar produktet që synon t’i blejë i ka referuar me artikull specifik të prodhuesve serb.

Vendimi shtetëror që shfuqizon taksën kundër Serbisë, favorizon Plazman dhe dëmton prodhuesit vendor

Lidhur me këtë skandal, Qeveria e Kosovës deklaroi të shtunën se do të ndërmerrte masa për anulimin e tenderit të shpallur nga AQP-ja. Mirëpo, teksa kanë kaluar tri ditë prej publikimit të skandalit nga Gazeta Insajderi, Qeveria dhe AQP-ja nuk ka reaguar ende.

Insajderi i ak dërguar të shtunën sqarime Qeverisë së Kosovës dhe AQP-së, mirëpo asnjëri institucion nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetës.

Siç raportoi Insajderi të premtën, AQP-ja me kriteret e vendosura në këtë tender përveç që dëmtoi prodhuesit vendor, po ashtu favorizoi prodhimet serbe dhe shfuqizoi vendimin e qeverisë për ndalimin e blerjeve të produkteve serbe. /Insajderi.com