Grabitje me thikë në Shqipëri, gruaja në gjendje të rëndë shëndetësore

Grabitje me thikë në Shqipëri, gruaja në gjendje të rëndë shëndetësore

Grabitje e rëndë në Memaliaj. Në orën 18 e 30, sapo kanë mbyllur portat e pikës së këmbimit valutor, burrë e grua, Mustafa Mustafai dhe Thëllëza Mustafai, 77 vjeç të dy, janë sulmuar me thikë nga grabitës, të cilët u kanë marrë 10 milionë lekë të vjetra.

Burime të Mapo tregojnë se gruaja është në gjendje të rëndë, në rrezik për jetën, ndërsa burri ka marrë plagë më të lehta.

Policia po kërkon për autorët. Kjo grabitje vjen në një valë krimesh të kësaj natyre që kanë përfshirë vendin.

Ditë më parë, në një raport të detajuar, Mapo zbuloi se nga fillimi i Janarit e deri më sot, kanë ndodhur 123 grabitje, plaçkitje dhe vjedhje, një pjesë e mirë e tyre me dhunë, me armë dhe me maska.