Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Mbreti Pirro në Prizren, një burrë ka sulmuar fizikisht dy gra. Incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes palëve të përfshira.
Policia njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar si sulm fizik.
Bazuar në të dhënat e policisë në 24 orët e fundit, në Kosovë janë arrestuar gjithsej 32 persona ndërsa janë shënuar 41 aksidente trafiku./Insajderi.com