Vrasje masive e qenve në Tiranë

Vrasje masive e qenve në Tiranë

Në Shqipëri ka fillu një aksion për vrasjen e qenve që janë të pa strehë.

Një video e shpërndarë  nga faqja “Lolita” në rrjetin social në Facebook ka shfaq pamje të tmerrshme të qenve të gjakosur në një fugon në Tiranë.

Fillon prapë aksioni për vrasjen e qenve të rrugës. Video është bërë sot, por s'ka problem…Se do bëjë lali animalisti një foto me qen dhe do t'ju prekë zemrat!

Posted by Lolita. on Wednesday, 23 January 2019

Shqipëria, është e njohur për  keqtrajtimin e kafshëve  pasi kishte dalur edhe në mediat botërore për keqtrajtim në kopshtet zologjike.

Në qeshor të vitit të kaluar është mbajtur një protestë e organizuar nga Fondacioni për të drejtat e kafshëve, qëllimi  ka qenë rikujtimi i të gjithëve dhe sidomos kryetarëve të qyteteve si Prizreni dhe Tirana, që nuk ka asnjë justifikim logjik, etik dhe as profesional që t’i shmangen një trajtimi të dinjitetshëm dhe human të qenve si pjesë e secilës shoqëri\Insajderi.com