“Endrit, mos ja prek babit telefonin” – reagimi i qytetarit në statusin qesharak të Thaçit

“Endrit, mos ja prek babit telefonin” – reagimi i qytetarit në statusin qesharak të Thaçit

Qytetarët kanë reaguar në mënyrë kreative dhe janë tallur me statusin e shkruar sot në Facebook nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili thumboi kryeministrin Ramush Haradinaj për taksën.

Shefi i shtetit ka pyetur përmes një statusi në FB Kryeministrin Ramush Haradinajn nëse po shkrihet bora apo po bëhet skllotë, duke iu referuar deklaratave të Shefit të Qeverisë për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe të kërkuara nga SHBA-ja

“Bora ka zënë të shkrihet shpejt… Uroj të mos bëhet skllotë!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Bora ka zënë të shkrihet shpejt…Uroj të mos bëhet skllotë! HTH

Posted by Hashim Thaçi on Sunday, 27 January 2019

Por, qytetarët nuk e kanë marrë seriozisht statusin e publikuar nga presidenti. Janë tallur dhe kanë shkruar komente qesharake.

Njëri prej tyre ka sugjeruar nëse statusin e presidentit e ka shkruar djali i tij, Endriti.

“Endrit, mos ja prek telefonin babit se je rrit tash”, shkroi një qytetar, në reagim ndaj shkrimit të presidentit të publikuar në Facebook.