Këshilltari i Haradinajt i kundërpërgjigjet presidentit për “shkrirjen e borës”

Këshilltari i Haradinajt i kundërpërgjigjet presidentit për “shkrirjen e borës”

Këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi ka publikuar një poezi të Ndre Mjedës, kur i është përgjigjur Presidentit të Kosovës, i cili shkroi një status, me figura stilistike, për shkrirjen e borës dhe largimin e taksës.

“Po shkrihet bora/ Dimri po shkon/ Bulbyl i vorfen/ Pse po gjemon?/ Pushoi murrlani/ Me duhie t’vet’/ Bylbyl i vorfen/ Çou, mos rri shkret’”, ka shkruar Matoshi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi këtë deklaratë ia ka dërguar Ramush Haradinajt, i cili ka thënë se bora do të shkrihet kur është pyetur se kur do të hiqet taksa ndaj produkteve serbe të kërkuar nga SHBA-ja.

Shefi i shtetit, Hashim Thaçi e ka pyetur përmes një statusi në FB kryeministrin Ramush Haradinajn nëse po shkrihet bora apo po bëhet skllotë, duke iu referuar deklaratave të Shefit të Qeverisë për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe të kërkuara nga SHBA-ja.

“Bora ka zënë të shkrihet shpejt… Uroj të mos bëhet skllotë!”, ka shkruar Thaçi në Fb.

Haradinaj para disa ditësh kur ishte përgjigjur se kur do të hiqet taksa kishte thënë se “bora do të shkrihet dikur”.