Arrestohet një person në Pejë ia sulmoi shtëpinë një vajze e më pas e kërcënoi përmes rrjeteve sociale

Arrestohet një person në Pejë ia sulmoi shtëpinë një vajze e më pas e kërcënoi përmes rrjeteve sociale

Një person në Pejë është arrestuar pasi kishte sulmuar shtëpinë e një vajze e më pas e kishte kërcënuar atë përmes rrjeteve sociale.

Rasti ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Qamil Morina në Pejë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi fillimisht me një shishe prej qelqi ka dëmtuar dritaren e shtëpisë së viktimës e më pas  përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari  pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhen në njoftimin e Policisë.