Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme miratoi propozim-vendimi për themelimin e Komisionit Disiplinor për drejtorin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit në Ministrinë e Financave, pas skandalit me tenderin 23.5 milionësh përmes së cilit favorizonin prodhimet serbe.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka paraqitur Komisionin për drejtorin Agjencisë Qendrore të Prokurimit në Ministrinë e Financave.
“Zyra e kryeministrit ka pranuar një shkresë që të shqyrtohet. Sa i përket përbërjes së komisionit është Kujtim Gashi, Dardan Gashi, Mahir Yagcilar etj”, tha Haradinaj.