Pas paralajmërimit të Veselit për taksën, reagon deputetja e AAK-së

Pas paralajmërimit të Veselit për taksën, reagon deputetja e AAK-së

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka vlerësuar lartë taksën 100% që Qeveria Haradinaj i ka vënë mallrave serbe dhe boshnjake tash e dy muaj.

Në një postim në Facebook, Kadaj-Bujupi ka shkruar se me këtë është dëshmuar që shteti vije para pushtetit, pavarësisht çmimit.

“Janë bërë më se dy muaj që prej kur Qeveria Haradinaj vendosi taksë prej 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ky vendim shpërfaqi e forcoi subjektivitetin dhe dinjitetin shtetëror të Republikës. Praktika e vendosjes së shtetit para pushtetit. Pavarësisht çmimit”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Të hënën, kryetari i Parlamentit të Kosovës dhe kreu i partisë më të madhe në koalicionin qeverisës, paralajmëroi se taksa ndaj Serbisë mund të hiqet brenda 120 ditësh.