Këshilltari i Haradinajt tregon kërkesën që Haradinaj kishte ndaj SHBA-ve

Këshilltari i Haradinajt tregon kërkesën që Haradinaj kishte ndaj SHBA-ve

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Selim Selimi në Rubikon të KTV-së ka thënë se ishte kryeministri ai që kishte kërkuar që SHBA-ja të përfshihej në dialog.

Ai thotë se Qeveria është në linjë me SHBA-në.

“Është e domosdoshme që partneriteti me SHBA-në të përkthehet në raport me Serbinë e kjo i bie që ne jemi në të njëjtën vijë me SHBA-në dhe këtë pozicion e themi në letrën e kryeministrit”, ka thënë Selimi.

Ai ka shtuar se ishte kryeministri Haradinaj ai që kishte kërkuar që SHBA-ja të përfshihej në dialog me Serbinë.

“Pikë së pari kryeministri Haradinaj e ka kërkuar SHBA-në në dialogun me Serbinë në takimin që kishte në Bruksel kur Mogherini anuloi konferencën në mënyrë dramatike”, ka deklaruar Selimi.