I par" />

Thellohen dallimet mes Veselit dhe Haradinajt – kryetari i PDK-së reagon për letrën e kryeministrit

Thellohen dallimet mes Veselit dhe Haradinajt – kryetari i PDK-së reagon për letrën e kryeministrit

Vazhdojnë të dalin në dritë mosmarrëveshjet në mes të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli. Ky i fundit tregoi sonte dallimet mes tyre.

I pari i PDK-së Kadri Veseli propozoi pezullimin e taksës ndaj produkteve me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja për 120 ditë. Kjo nuk mori aprovimin e Haradinajt që kërkon konferencë ndërkombëtare për një çështje të tillë.

Pikërisht këtu nisin problemet e dyshes.

“Unë kam problemin në dy çështje në raport me letrën e Haradinajt. Propozohet një konferencë ndërkombëtar 14 ditore, shtrohet pyetja çka na duhet një konferencë ndërkombëtare, pas 17 shkurtit dhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Dhe nën dy, a mos po i hapim rrugë Rusisë për të marr pjesë në konferencë?”, tha Veseli për RTV Dukagjinin.

Sipas tij, SHBA janë aleati më i fuqishëm i Kosovës.

“Kosova, Kurrë kurrë, kurrë nuk duhet me e kushtezu Amerikën me asgjë. Ditën që prishet partneriteti me Amerikën, prishet koalicione dhe unë dal prej karrigës. Pa Amerikën nuk mund të mbrohet as veriu e as jugu”, theksoi Veseli.