Edhe gjykatësit e Kosovës të pakënaqur me Ligjin e pagave

Edhe gjykatësit e Kosovës të pakënaqur me Ligjin e pagave

Shoqata e Gjykatësve të Kosovës ka reaguar ndaj Projektligjit për Paga në Sektorin Publik, pasi kanë thënë se koeficienti i pagave për gjyqtarët është në kundërshtim me Ligjin.

Përmes një kumtese për media, SHGK ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që të ndërmarrin hapa për rregullimin e koeficientit të pagave.

“Shoqata e Gjykatësve të Kosovës ka shprehur pakënaqësinë, në lidhje me lartësinë e koeficientit të përcaktuar me Projektligjin për Paga në Sektorin Publik, sa i përket lartësisë së koeficientit për pagat e gjyqtarëve, kërkojmë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë, që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për rregullimin e koeficientit për pagat e gjyqtarëve”, thuhet në njoftimin e SHGK-së.

 

 

“Më Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik, janë caktuar koeficientët edhe për gjyqtarët, por koeficienti i caktuar për gjyqtarë është në kundërshtim me Ligjin për Gjykatat Nr.06/L-054, përkatësisht me nenin 35 paragrafi 2 i këtij ligji është paraparë se paga e një gjyqtari nuk do të zvogëlohet gjatë mandatit në të cilin gjyqtari është emëruar, përveç sanksionimit disiplinor të vendosur nën autoritetin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, thuhet në njoftim.