Arrestohet i dyshuari për grabitje ndaj një serbi në Mitrovicë

Arrestohet i dyshuari për grabitje ndaj një serbi në Mitrovicë

Është arrestuar një person i dyshuar me inicialet B.R.  për grabitje të armatrosur në Mitrovicë.

Sipas policisë në rrugën “Nezir Miftari” në Mitrovicë, është raportuar për një grabitje të armatosur, ku një person i komunitetit serb ka pasuar lëndime trupore,

“Nga informacionet e para dyshohet që kjo grabitje të jetë kryer nga persona të armatosur të cilët me forcë kanë arritur t’ia marrin viktimës një shumë të konsiderueshme të parave duke ikur në drejtim të panjohur për viktimën”.

“Mbi bazën e informacioneve njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative-hetimore, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar, me ç’rast pak orë pas kryerjes së veprës penale është identifikuar dhe është arrestuar një person i dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘grabitje’ i dyshuari i arrestuar është B. R., 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, shkruhet në komunikatën e policisë.

Nga PK-ja është duke u kërkuar edhe tre persona, ky identiteti i dy prej tyre është i njohur për Policinë.

Pas arrestimit të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.